5 Arsye se pse eCommerce është i rëndësishëm për biznesin tuaj.

Ka një numër të madh biznesesh që mund të përfitojnë nga faqja ecommerce, ku ata mund të shesin produkte ose shërbimet e tyre. Në ditët e sotme, konsumatorët nuk dëshirojnë që të shkojnë në një dyqan fizik për të blerë produkte. Në vend të kësaj, konsumatorët duan që të bëjnë blerje nga shtëpitë e tyre, duke e bërë e-commerce një zgjidhje fleksibël për bizneset dhe blerësit.

Ecommerce mund t’i sigurojë biznesit shumë përfitime.

Këtu janë disa nga përfitimet kryesore që mund të sigurojë tregtia elektronike(ecommerce):

1. Komoditet dhe Lehtësi

Për shumë njerëz në botë, e-commerce është bërë një nga mënyrat e preferuara për të blerë, pasi blerja online të ofron komoditet dhe lehtësi. Vizitorët e faqes u lejohet të blejnë produkte ose shërbime nga shtëpia e tyre në çdo kohë të ditës ose natës.
Për shkak të komoditetit të saj, konsumatorët mund të kursejnë shumë kohë, si dhe para, duke kërkuar lehtë produktet e tyre dhe duke bërë blerje në internet.

Related image

2. Shitje në të gjithë botën

Nëse drejtoni një dyqan fizik, do të kufizoheni nga zona gjeografike ku ju mund të shërbeni, por me një faqe e-Commerce, ju mund të shisni produktet dhe shërbimet tuaja në të gjithë botën.

3. Hapur në çdo kohë

Një nga përfitimet më të rëndësishme që tregtarët e e-commerce mund të përfitojnë është koha që dyqani qëndron hapur. Dyqani juaj do të jetë 24/7/365 hapur, gjatë gjithë kohës. Në këtë mënyrë, ju mund të rrisni shitjet duke rritur numrin e porosive. Gjithashtu është e dobishme dhe për klientët pasi ata mund të blejnë produkte sa herë që dëshirojnë pa marrë parasysh nëse është mëngjes apo mesnatë.

Image result for 24 7 open

4. Ul kostot e biznesit

Një nga gjërat më pozitive në lidhje me tregtinë elektronike është se ju mund të ulni kostot e biznesit tuaj. Më poshtë janë disa nga kostot që ju mund të zvogëloni duke zgjedhur ecommerce:

-Kostoja e reklamimit dhe e marketingut: Faqja juaj e internetit është një nga mjetet më të mira të marketingut që ka biznesi juaj. Mund të përdorni SEO-n për më shumë mundësi të gjetjes së biznesit tuaj në motorët e kërkimit. Gjithashtu mund të përdorni reklamat me pagesë për klikim, marketingun e medias sociale apo postës elektronike. Të gjitha këto metoda japin mundësi shumë të mira për biznesin tuaj me më pak kosto.

Personeli: Një automatizim i plotë i kontrollit, faturimit, menaxhimit të inventarit, pagesave dhe lloje të tjera veprimesh ulin numrin e përgjithshëm të të punësuarve që ju nevojiten për të drejtuar biznesin tuaj në e-commerce.

-Heq koston e udhëtimit: Tani, klientët nuk duhet të udhëtojnë në distanca të gjata për të arritur në dyqanin e tyre të dëshiruar pasi ecommerce i lejon ata të vizitojnë dyqanin elektronik në çdo kohë, pa udhëtuar. Me disa klikime, klientët mund të bëjnë blerjen e tyre dhe të kenë përvojë të mrekullueshme në blerje.

5. Mund të zgjeroni markën tuaj

Ecommerce është një mënyrë ideale për të kthyer markën tuaj nga një dyqan tradicional  në një markë të re dhe të dashur. Duke ofruar produkte të shkëlqyera 24 orë në ditë së bashku me shërbimin e klientit marka juaj premton shumë.