Çfarë është SitePad Website Builder dhe si të krijoni një faqe interneti.

SitePad Website Builder ju ndihmon të ndërtoni faqe interneti profesionale duke përdorur një redaktor drag and drop. Vetëm zgjidhni një temë, përshtatni përmbajtjen, shtoni imazhe, audio, video dhe klikoni Publiko. SitePad ju ndihmon të publikoni thjeshtë dhe shpejt faqet e internetit statike (HTML, CSS, JS) në domain-in tuaj.

SitePad vjen falas me paketat e Hosting CloudyHost.com dhe ju mund të filloni krijimin e faqes tuaj menjëherë pas blerjes së shërbimit.

Hapat për të krijuar një faqe interneti duke përdorur SitePad

Logohuni në Control Panel

Së pari Identifikohu në Panelin tuaj të Kontrollit me të dhënat tuaja. Aty klikoni në ikonën SitePad ose Link.

Ju do të drejtoheni te SitePad Website Builder.

Zgjidhni një Theme

Zgjidhni një Theme për faqen tuaj te internetit. Ju mund të zgjidhni nga 354 Tema profesionale të cilat mbulojnë një gamë të gjerë kategorish si Blog, Biznes, Portfolio, Restorante, Udhëtime, etj. Të gjitha temat janë të përgjegjshme për mobile kështu që faqja juaj do të funksionojë në të gjitha pajisjet.

Pasi të keni gjetur një temë të përshtatshme për faqen tuaj, ju mund të klikoni mbi butonin Activate për redaktimin e faqes suaj.

Redaktoni faqen

Për të redaktuar përmbajtjen e faqes, shkoni te seksioni ” Pages ” dhe zgjidhni faqen që dëshironi të redaktoni:

Filloni të redaktoni faqen tuaj te internetit.

Përdorni mjetet drag and drop për ndërtimin e faqes.

Publikoni faqen tuaj te internetit!

Sapo faqja juaj e internetit të jetë gati ju mund të klikoni në butonin Publish ose mund t’a publikoni më vonë.

Ju mund të kontrolloni faqen e internetit që keni publikuar.