Çfarë është SSH Access?

SSH, ose Secure Shell, është një protokoll që lejon përdoruesit të kontrollojnë dhe modifikojnë serverët e tyre në Internet.

Secure Shell siguron komunikime të koduara të të dhënave midis dy kompjuterëve që lidhen nëpërmjet një rrjeti të hapur siç është interneti. SSH përdoret gjerësisht për menaxhimin e sistemeve dhe aplikacioneve.

Si funksionon SSH Encryption?

SSH mundëson siguri për lidhjet në largësi duke ofruar një enkritipim të fortë kur paisja është e kyçur ( useri dhe passwordi ) si dhe 
po ashtu për të dhënat që janë duke u shkëmbyer ndërmjet paisjeve.

SSH përdor kriptografinë publike të çelësave, por dhe çelësat manual mund të përdoren po ashtu. Protokolli mbështetet në një çelës privat ose në më shumë çelësa publikë të përdorur në server.

Funksionet e Secure Shell

Funksionet që SSH mundëson, përfshijnë:

➤Qasje të sigurt në sistemet ose pajisjet e rrjetit të mundësuar nga SSH, për përdoruesit, si dhe proceset e automatizuara;

➤Siguri në transferimin e skedarëve

➤ Siguron pajisjet ose sistemet e largëta;

➤Menaxhim i sigurt i infrastrukturës së rrjetit.