Kur duhet ndryshuar emri i domain-it?

Ka shumë arsye pse mund të keni nevojë të ndryshoni emrin e domain-it të faqes suaj. Ju mund të jeni duke ri-emëruar ose duke krijuar diçka krejtësisht të re.

Këtu janë disa nga arsyet kur ndryshimi i emrit të domain-it duhet marrë parasysh:

1. Ndryshimi i biznesit

Është gjithmonë një ide e mirë të zgjidhni një emër domaini që përshkruan biznesin tuaj – produktet dhe shërbimet. Pra, nëse keni ndryshuar biznesin tuaj ose emrin e tij dhe emri i domain-it ekzistues nuk përputhet me të, atëherë regjistroni një emër të ri të domain-it me CloudyHost.com

2. Ju duhet të rrisni trafikun në faqen tuaj

Ndryshoni emrin e domainit nëse nuk keni trafik të mjaftueshëm ose nëse njerëzit e ngatërrojnë emrin tuaj me atë të një konkurrenti. Ju duhet të zgjidhni një emër domaini që është kuptimplotë dhe ka potencial për të ardhmen.

Kjo do t’ju ndihmojë të drejtoni më shumë trafik në faqen tuaj dhe do të rritni renditjen në rezultatet e kërkimit.

Ju gjithashtu duhet të përqendroheni në ndërtimin e një faqe interneti cilësore për të bërë përshtypje vizitorët tuaj.

3. Njerëzit nuk mund të shqiptojnë emrin e domainit

Nëse keni një domain shumë të gjatë bëni mirë t’a ndryshoni përpara se t’a zënë të tjerët. Një domain i gjatë është i vështirë për t’u shqiptuar madje më i vështirë për t’u mbajtur mend. Thjeshtoni domainin tuaj për audiencën tuaj të synuar në mënyrë që ata të mos t’a kenë të vështirë të kujtojnë emrin dhe të vizitojnë faqen.

4. Fjalët nuk kanë kuptim

Pa hapësirë, emri i domain-it për biznesin tuaj mund të nënkuptojë diçka krejt ndryshe nga ajo që keni menduar fillimisht dhe me shumë mundësi fjalët nuk shkojnë aspak mirë me njëra-tjetrën. Kur të mendoni të ndryshoni emrin e domain-it, sigurohuni që të zgjidhni një kombinim fjalësh që të shkojnë.

5. Extensions

Përafërsisht 46% e të gjithë emrave të domain-it të regjistruar janë domain me extension .com. Madje edhe shumica e smartfonëve kanë një buton të gatshëm për shtypje të shpejtë. Për shkak të familjaritetit, fleksibilitetit dhe potencialit të tij, ju rekomandojmë që të zgjidhni një extension .com .al etj. për domainin e faqes tuaj.