Si të reklamoni faqen tuaj të internetit?

Ju mund të keni produktin dhe shërbimin më të mirë, por pa reklama efektive, askush nuk do të dijë për këtë. Në fakt, askush nuk do të kuptojë se ekzistoni nëse nuk po e promovoni faqen tuaj të internetit.

Ka disa mënyra për të promovuar faqen.                                               

Këtu janë disa këshilla që duhet të ndiqni:

1. SEO

Si fillim ju duhet të përdorni SEO-n. Për këtë përdorni Google keyword tool planner për t’ju ndihmuar të gjeni fjalët më të mira për biznesin tuaj. Fokusohuni në fjalët kyçe që kanë frekuencë të lartë kërkimi për t’ju ndihmuar që të viheni re nga audienca. Përdorimi i strategjisë së duhur SEO do t’ju ndihmojë që të fokusoheni në promovimin e faqes tuaj. Fjalët kyçe që zgjidhni duhet t’i shtohen titullit, përmbajtjes dhe përshkrimit Meta. Nëse shtoni imazhe, mos harroni të përfshini fjalet kyçe në alt tag. Promovimi i faqes suaj duke përdorur SEO-n është një nga mënyrat më të mira për të fituar trafikun dhe një renditje më të lartë.

?. Promovimi i mediave sociale

Bota e mediave sociale ka ndryshuar plotësisht marketingun online. Krijimi i një llogarie në media sociale dhe bashkëveprimi me klientët shpesh është mënyra më e mirë për të promovuar një faqe interneti. Ju do të jeni në gjendje të krijoni lidhje me klientët dhe mund të fitoni rezultate të menjëhershme si rezultat i komunikimit tuaj me ta. Llogaritë e ndryshme të mediave sociale u ofrojnë bizneseve një platformë të shkëlqyeshme për të reklamuar biznesin e tyre në audiencën e duhur.

3. Përmbajtje Cilësore

Përmbajtja është e dobishme për promovimin e SEO dhe të mediave sociale, por është gjithashtu e mirë për të tërhequr vizitorë të rinj në faqen tuaj. Nga të gjitha idetë e promovimit të faqes, përmbajtja cilësore është kryesorja. Krijimi i përmbajtjes cilësore është me rëndësi për faqen dhe për renditjen tuaj të përgjithshme. Shkruani llojin e përmbajtjes që njerëzit dëshirojnë të lexojnë dhe promovojnë në blogjet e tyre, faqet e internetit dhe në mediat sociale.

4. Bashkohuni me komunitetet online

Komunitetet ju japin mundësinë të lidheni direkt me audiencën tuaj të synuar. Ju mund të mësoni llojet e pyetjeve që ata bëjnë dhe mund ta ktheni atë njohuri në një strategji që siguron nevojat e audiencës.

Mund të gjesh opsione të ndryshme në Reddit, Quora, LinkedIn, Facebook, ose në forume specifike.

5. Lidhuni me influencuesit 

Shumë njerëz kanë më shumë influencë se kurrë më parë për shkak të rritjes së mediave sociale.

Duke i kthyer influencuesit në promovues të markës, mund të përmirësoni imazhin e saj dhe të krijoni një ndjenjë besimi me audiencën tuaj të synuar. Kërkoni mënyra për të bashkëvepruar me influencuesit. Ndani përmbajtjen e tyre, përgjigjuni përditësimeve të tyre në statuse, ose lini komentet në blogun e tyre.

6. Bëhuni burim informacioni

Gazetarët dhe blogerët shpesh kërkojnë  burime për te shkrimet që ata bëjnë. Mund të pozicionosh veten për të qenë ky burim dhe mund të fitosh vëmendje nga një audiencë e re. Nëse të tjerët përdorin një informacion  nga ju, ata shpesh (por jo gjithmonë) j’u përfshijnë si burim informacioni.